Për të dytën ditë radhazi një grup qytetarësh janë mbledhur përpara ambienteve të Bankës së Shqipërisë duke kërkuar largimin nga drejtimi i saj i Guvernatorit Ardian Fullani pas grabitjes së 7.1 milion dollarë nga kjo bankë.

Fillimisht ata kanë vendosur një sërë pankartash në derën kryesore të selisë provizore të Bankës së Shqipërisë, tek vëndi i njohur si Pazari i Ri, përmes të cilave kërkohet largimi Fullanit.

Protestuesit sikurse edhe një ditë më parë kanë kërkuar t’i jepet fund heshtjes nga mazhoranca qeverisëse dhe opozita për atë që ka ndodhur në Bankën e Shqipërisë.

Sipas tyre heshtja e aktorëve të rëndësishëm të politikës shqiptare është tërthorazi një mbrojtje e pastër për Guvernatorin Fullani.

Top Channel