PD: Rama hesht për deputetin e inkriminuar

04/08/2014 00:00

Opozita denoncoi sërish heshtjen e kryeministrit Rama, pas publikimit të dosjes që tregon dënimin me vendim të gjykatës italiane, të deputetit të Partisë Socialiste, Arben Ndoka.

“Tani, që provat dhe dokumentet zyrtare, prej 25 ditësh janë pasqyra e një ane të errët dhe mafioze të Edi Ramës, ai nuk përgjigjet, hesht, bën të paditurin. Heshtja e Ramës nuk është hic më pak kriminale, se sa prurja që ka bërë ai në Parlament dhe akteve banditeske të prurjeve të tij”, tha Kozma Dashi, deputet i PD.

Top Channel