
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi deklaroi se Parlamenti e mbylli këtë sesion, mes të tjerave, edhe me bekimin e shitblerjes së votës, pasi hodhën poshtë amendimet e opozitës për ligjin e amnistisë, duke mbyllur kështu hetimet për vjedhjen e votës në Korçë.
“Kjo amnisti është një provë tjetër e paktit me krimin, që ka bërë dyshja oligarke që qeveris këtë vend. Është provë që shpjegon faktin, me të cilin kjo dyshe i hapi krimit portat e Parlamentit. Kjo amnisti u shpjegon shqiptarëve arsyet, pse kriminelët janë emëruar në poste drejtuese në administratë, sapo kjo dyshe oligarke mori pushtetin. Amnistimi i blerjes së votës në Korçë i thotë shqiptarëve se askush, që ble apo vjedh vota, nuk do të dënohet”, u shpreh deputeti Oerd Bylykbashi.
Top Channel