Kakavijë, radhë të gjata emigrantësh

04/08/2014 00:00

Kthimi i emigrantëve shqiptarë në vendlindje për pushime verore ka hasur sërish një problem të vjetër në pikëkalimin kufitar të Kakavijës, atë të radhëve të gjata dhe të punës së avashtë të palës greke në sportelet e doganës.

Raportohet se, mbrëmjen e së hënës, radha e emigrantëve, që presin të kalojnë doganën greke për të hyrë në territorin shqiptar, i ka kaluar të 1000 metrat, ndërkohë që grekët vijojnë të punojnë me nga një sportel, si në hyrje edhe në dalje të doganës, ndryshe nga pala shqiptare, që punon me 5 sportele në hyrje dhe 3 në dalje, për shkak të fluksit të shtuar të tyre.

Top Channel