KLSH padit ish-drejtorin e Pyjores Tiranë

03/08/2014 00:00

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në prokurori ish-drejtorin e Drejtorisë së Shërbimit Pyjor të Tiranës, si dhe 5 inspektorë të tjerë, me akuzën për shpërdorim detyre.

KLSH bën të ditur se kontrolli në Shërbimin Pyjor është ushtruar për periudhën 2012-2013 dhe pas auditit është vënë re se nga neglizhenca, për të cilën akuzohen ish-drejtori H. G., si dhe inspektorët e tjerë I. F., M. A., Y. B., A. B. dhe B. S., në Shërbimin Pyjor janë krijuar dëme të konsiderueshme.

Top Channel