Dërgohen për gjykim 2 zyrtarë bashkie

03/08/2014 00:00

Prokuroria e Fierit ka dërguar për gjykim kërkesën e saj ndaj dy zyrtarëve të Bashkisë së qytetit, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.

Të arrestuarit, sipas prokurorisë, u kanë vendosur gjoba të pajustifikuara drejtuesve të automjeteve, me justifikimin për parkime të gabuara në zona të ndryshme të qytetit.

Policia bën të ditur se personat e akuzuar janë Themion Mile, Arben Doko, Florim Kajolli, Mikel Shani, Nikollaq Prifti, Ermal Xhaferraj dhe Edmond Çipllaka, mes të cilëve janë edhe disa punonjës të një firme private.

Top Channel