KLSH kallëzon ish-drejtorin e ALUIZNI-t në Elbasan

02/08/2014 00:00

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurori ish-drejtorin e zyrës së ALUIZNI-t në Elbasan dhe 9 ish-përgjegjësa sektori për legalizime të paligjshme.

Përmes një njoftimi për shtyp, KLSH-ja bën të ditur se ish-zyrtarët kanë autorizuar legalizim të jashtëligjshëm për 182 subjekte në zona ku nuk lejohej ndërtimi.

Po kështu, veç zyrtarëve në Elbasan, KLSH-ja ka çuar për ndjekje penale edhe disa punonjës të lartë në Bashkinë e Urës Vajgurore, përfshirë nënkryetaren e saj për abuzime me tenderat.     

Top Channel