Durrës, korriku lë hotelet mbyllur

02/08/2014 00:00

Pronarë të dhjetëra hoteleve në zonën turistike të Durrësit e kanë kthyer tashmë në një rutinë të përditshme tundjen e këtyre çelësave në anë të rrugës, përmes të cilës synojnë të tërheqin ndonjë pushues.

Kjo ka qenë një verë e keqe për turizimin dhe të gjithë operatorët në Durrës ankohen për fitime shumë të pakta.

Përpos reshjeve të shiut dhe një klimë gati tropikale që ka karakterizuar këto muaj vere në zonën e plazhit të Durrësit duket se ende është problem madhor kanalizimi i ujërave të zeza.

Edhe këtë vit, pushues apo pronarë të subjekteve të ndryshme në këtë zonë ankohen se problemi i ujërave të zeza ka mbetur pa zgjidhje dhe se biznesi i tyre për dhënien dhe shfrytëzimin e dhomave me qira nga pushuesit po shkon drejt falimentit.

Një problem tjetër që është evidentuar nga pushuesit edhe këtë vit është vazhdimi i zaptimit të hapësirave publike duke i kthyer ato në hapësira dhe biznese private fitim-prurëse nga pronarët e subjekteve aty afër.

Ndryshe nga çfarë pritej këtë vit kanë qenë shumë të paktë vizitorët shqiptarë nga Kosova edhe Maqedonia edhe pse Muaji i Ramazanit ka përfunduar.

Top Channel