U nisën me skaf nga Korfuzi drejt Dubrovnikut, dy kroatë pësojnë dëmtime nga kushtet atmosferike dhe transportohen drejt spitalit të Vlorës
Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksander Arvizu, do të vijojë të jetë në këtë detyrë edhe për disa kohë.
Përpjekjet në Senatin amerikan për miratimin e ambasadorëve të rinj të nominuar nga presidenti Obama, ku përfshihet edhe Shqipëria, siç raportojnë edhe mediat ndërkombëtare u lanë në harresë.
Kjo ishte seanca e fundit për këtë sesion, i cli pritet të nisë pas një ndërprerjeje pushimesh prej rreth 5 javësh.
Senati ka kaluar sot vetëm emrin e ri të ambasadorit amerikan në Rusi. Ndërsa gjithë të tjerët duhet të presin sërish për një konfirmim.
Më shumë se një vit më parë, kur mandati i ambasadorit aktual në Tiranë, Aleksander Arvizu ishte drejt fundit, presidenti Obama përcaktoi në vend të tij Donald Lu.
Por, qysh atëherë, emërimi i tij mbeti i pakonfirmuar, pasi emrat e diplomatëve mbetën pa u diskutuar në senat.
Sesioni i Senatit do të nisë në fund të javës së parë të Shtatorit, por pritet që procesi i konfirmimit në Senat të nisë jo më herët se Nëntori, e mendohet të zgjasë deri në Dhjetor.
Deri atëherë, në Shqipëri do të vijojë në detyrën e ambasadori amerikan, sërish Aleksander Arvizu.
Top Channel