U nisën me skaf nga Korfuzi drejt Dubrovnikut, dy kroatë pësojnë dëmtime nga kushtet atmosferike dhe transportohen drejt spitalit të Vlorës 100 vjet më parë, 385 fshatra në Jug të vendit ranë prè e masakrës së Luftës së Parë Botërore, ku, pas 6 muajsh rezistencë, banorët braktisën fshatrat e tyre, moment që u shfrytëzua nga Greqia për të zgjeruar kufirin territorial në brendësi të Shqipërisë.
Kjo datë është përkujtuar nga banorët e fshatit Borsh të Sarandës, si risjellje në kujtesë e sakrificave të të parëve për kombin shqiptar.
Përpara të rinjve, që më së shumti ishin të pranishëm në këtë aktivitet, profesor Astrit Leka, i njohur për kontributin e tij në vendosjen e bustit të Skënderbeut në Gjenevë dhe të tjera kryeqytete europiane, iu kujtoi se ajo që i çon kombet përpara është atdhedashuria.
“Në ditët e sotme, ajo që do ta shpëtojë Shqipërinë është atdhedashuria, me të luftohet edhe korrupsioni, apo fenomene të tjera negative të këtij vendi”, tha profesor Leka.
Nga ky takim, banorët e Borshit kanë përshëndetur edhe ndarjen e re territoriale, veçanërisht përkatësinë e zonës së tyre në të.
Top Channel