Protestë për ndarjen territoriale
31/07/2014 00:00
Banorët e komunës Kuman zhvilluan një protestë paraditen e së enjtes pasi janë kundër reformës territoriale.
Ata thonë se shkrirja e komunës do i dëmtojë të gjithë pasi fshatrat e kësaj komune janë zonë nafteëmbajtëse me të ardhura të larta.
Komuna Kuman do t’i bashkohet Bashkisë së Roskovecit sipas ndarjes së re administrative. Kryetari i komunës thotë se Kumani duhet të jetë njësi më vete duke u bashkuar me komuna të tjera më të vogla.
Madje ajo shton se kjo mund të zgjidhet vetëm nëpërmjet një referendumi popullor.
Komuna Kuman ka afërsisht 9 mijë banorë dhe shtrihet neë një territor të gjerë dhe të thyer.
Top Channel