Juventusi i Allegri-t zhgënjen sërish

31/07/2014 00:00

Allegri e ka nisur në mënyrën më të keqe aventurën e tij me ekipin e Juventusit. Pak ditë më parë, kampionët e Italisë, nën drejtimin e ish-trajnerit të Milanit, u mundën 2-3 nga një ekip i kategorisë së 5-të në Itali, Lucento, ndërsa një tjetër ndeshje zhgënjyese është mbyllur ndaj Cesena-s.

Kampionët e Italisë nuk mundën dot të shkonin më shumë se një barazim i bardh 0-0, Por ajo që është më shqetësuese, të besuarit e Allegri-t nuk kanë bindur edhe me lojën e zhvilluar. Gjatë 90 minutave ata janë shfaqur rrezikshëm në portën kundërshtare vetëm në një rast me Pirlo-n.

Allegri e ka nisur ndeshjen me formacionin 3-5-2, me të cilin torinezët kanë arritur të fitojnë 3 kampionatet e fundit në Seria A, por nuk ka arritur të jap rezultatin e pritur.

Pas këtyre dy ndeshjeve të para, megjithëse miqësore, Allegri me rezultatet e arritura me ekipin e tij të ri, duket se po vazhdon ecurinë me të cilët la ekipin e e Milanit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA