Studentët që këtë vit do të zgjedhin të studiojnë në degët e bujqësisë dhe blegtorisë në shkollat profesionale do të përfitojnë bursa nga qeveria shqiptare.

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, gjatë një inspektimi në shkollën e mesme bujqësore “Rakip Kryeziu” në Fier, ftoi të rinjtë e zonës së Myzeqesë të frekuentojnë këto degë.

“Dhënia e bursës nënkupton mbulimin e të gjithë shpenzimeve rezidenciale, ushqimit dhe të fjetjes. Kjo do t’i mundësonte shumë të rinjve që vinë nga zonat rurale dhe duan të shkollohen në këtë shkollë model të Qarkut të Fierit të kenë mundësi ta bëjnë këtë pa një kosto shtesë”, u shpreh Veliaj.

Dhënien e bursave  për studentët e degës së blegtorisë dhe bujqësisë Veliaj e cilësoi si një mënyrë  për të mbështetur vendimmarrje prindërve  që i orientojnë fëmijëve të tyre në këto degë.

Të hënën në 1 shtator nis regjistrimi i nxënësve në të gjithë shkollat profesionale  të vendit. Gjatë 23 viteve të fundit shqiptarët i janë larguar bujqësisë dhe blegtorisë ndonëse këto janë dy fushata  ku investimet nga vendet e Bashkimit Europian po rriten vazhdimisht.

Shumë investitorë të huaj kërkojnë të përdorin tokat dhe klimën në Shqipëri, por nuk gjejnë staf të kualifikuar as në bujqësi dhe as në blegtori theksoi ministri Veliaj.

Top Channel