Sondazh për reformën e territorit

30/07/2014 00:00

Ministri i Çështjeve Vendore Bledi Çuçi ka prezantuar rezultatet e një sondazhi kombëtar mbi reformën administrativo-territoriale, ku janë intervistuar rreth 16 mijë qytetarë.

“67 përqind e shqiptarëve janë në favor të ndarjes administrativo-territoriale dhe kjo është një përkrahje shumë e lartë. Mos harrojmë që tek pjesa e mbetur vetëm 21 përqind janë kundër, pjesa tjetër janë neutralë”, deklaroi ministri Çuçi.

Sipas të dhënave të këtij sondazhi, ministri Çuçi thotë se në shumë raste banorët janë pro ndarjes administrative, ndërsa të zgjedhurit vendorë janë kundër saj.

16 000 të intërvistuar

67 % Pro ndarjes

21 % Kundër

13% Nuk jane shprehur

Top Channel