U nisën me skaf nga Korfuzi drejt Dubrovnikut, dy kroatë pësojnë dëmtime nga kushtet atmosferike dhe transportohen drejt spitalit të Vlorës Në pikën doganore të Morinës në Kukës, një ditë pas festës së Bajramit ka fluks të shtuar të shtetasve kosovarë, që udhëtojnë drejt Shqipërisë. Fluksi nisi në orën 5 të mëngjesit të së martës dhe vijon me ritme të larta.
Qëllimi i këtij fluksi masiv është për pushime në bregdet. I gjithë ky fluks në Morinë po përballohet me 9 sportele të ngritura nga ana e policisë kufitare, por megjithatë në anën e Kosovës ka pasur radhë të automjeteve.
Pjesa dërrmuese nisen drejt plazheve të Velipojës e Shëngjinit, si dhe në Durrës, e më pas drejt Vlorës dhe Sarandës.
Kapshticë e Kakavijë, fluks i ulët
Më pak emigrantë kthehen për pushime në Shqipëri
Një situatë krejt tjetër është në pikat e kalimit kufitar të Shqipërisë me Greqinë. Ndryshe nga një vit më parë, në Kapshticë dhe Kakavijë nuk ka dyndje.
Në 24 orët e fundit, në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës kanë hyrë 3500 emigrantë, ndërsa kanë dalë në drejtim të shtetit grek 2900 persona.
Në Kapshticë, mbrëmjen e së hënës, u krijuan radhë të gjata në dalje, për shkak se kompjuterat e pikës greke të kalimit kufitar janë prishur. Riparimi është bërë gjatë natës dhe, në orën 2 të mëngjesit të së martës, nisi puna normalisht dhe dukshëm ka një fluks të ulët të emigrantëve, që kthehen për pushime në Shqipëri.
Top Channel