
Vincenco Nibali është fituesi i “Tour de France” duke u bërë dhe çiklisti i parë italian që fiton këtë turne pas 16 vjetësh. Nibali triumfoi bindshëm duke mbajtur për 16 etapa fanellën e verdhë e duke lënë pas kundërshtarët e tij transalpinë sidomos, spanjollin Valverde.
Së bashku me 29-vjeçarin Nibali janë gjithsej 7 çiklistë italianë që kanë arritur të triumfojnë në turneun më të rëndësishëm në sportin e çiklizmit. I pari ka qenë Otavio Boteka në vitin 1925 i cili ka arritur ta mbajë të veshur për 34 ditë fanelën e verdhë, më shume nga të gjithë italianët e tjerë. Më i famshmi prej tyre është padyshim Marko Pantani fitues i këtij turi në 1998.
Suksesi i Nibalit në Champs Elize ka entuziazmuar mediat italiane pjesa më e madhe e të cilave e kanë publikuar atë në faqet e para të tyre. Ndryshe ka qenë situate në mediat franceze dhe ato gjermane të cilat kanë preferuar të japin më shumë hapësira çiklistëve të tyre duke lënë pothuajse në hijë 29-vjeçarin italian.
Top Channel