Basha: Qeveria, 300 ditë mediatike

25/07/2014 00:00

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka inauguruar përfundimin e punimeve në bllokun “Sadik Petrela” në Tiranë, duke bërë të mundur urbanizimin e zonës për 5.000 banorë.

Duke folur për këtë investim, Basha u fokusua në arritjet e qeverisë në 300 ditë, të cilat i konsideroi shoë mediatik.

“Jo çdokush i gëzohet këtyre arritjeve. Ata që janë bartës të mentalitetit të vjetër e shohin këtë si një sfidë mosperformance, për fjalët e shumta pa bukë, për sukseset imagjinare që janë pa asnjë vend pune e pa asnjë vepër. Duhet një sfidë për t’u konkurruar me vepra e jo me fjalë dhe që të mos kthehet në një sfidë politike pa princip”, deklaroi Basha.

Përveç sistemimit të ujërave të zeza e të bardha dhe asfaltimit të rrugës janë hequr të gjitha avllitë e vjetra, duke i shndërruar ato në kangjëlla. Por kryetari i bashkisë sërish akuzoi kryeministrin për mentalitet të vjetër.

“Jo çdokush është i gëzuar me këto punime. Një trashëgimi e vjetër na ndjek nga pas dhe që matet me bllokimin si ajo që kanë përjetuar Bashkia dhe qytetarët e Tiranës për shkak të komplekseve të ish-kryetarit të bashkisë, që në 7 muaj bllokoi buxhetin për rrugët, shkollat, çerdhet dhe mijëra vendet e punës që do ishin krijuar nëse ai nuk do ta kishte bërë këtë bllokim”, u shpreh Basha.

Top Channel