U nisën me skaf nga Korfuzi drejt Dubrovnikut, dy kroatë pësojnë dëmtime nga kushtet atmosferike dhe transportohen drejt spitalit të Vlorës Rajoni juglindor vit pas viti po orientohet drejt kultivimit të bimëve medicinale duke braktisur kulturat tradicionale.
Puna e lodhshme, por edhe mungesa e tregut për prodhimet vendase i ka bërë fermerët që të lënë mënjanë të lashtat apo edhe prodhimet e tjera dhe më me pak kosto dhe punë të kultivojnë bimë medicinale.
Krahasuar me një vit më parë, sipërfaqja e kultivuar është dhjetëfishuar, ndërsa sipas specialistëve, një prej faktorëve kryesorë që kanë ndikuar është tregu i sigurt për këtë prodhim.
Vullnet Gjolla, specialist i bujqësisë, shpjegon: “Fermerët e kanë tregun e garantuar dhe bimët medicinale japin një fitim të mirë.”
Këtë vit, në rajonin juglindor përllogariten rreth 203 ha të mbjella me bimë të ndryshme, ndërsa vitin e kaluar kjo sipërfaqe ka qenë vetëm 26 ha dhe thuajse e pallogaritshme.
Këto toka më parë rritnin perime, drithëra dhe kultura të tjera të cilat jo gjithmonë gjenin treg apo çmim të mirë shitjeje.
Top Channel