BSH, kallëzim penal për 2 punonjës

23/07/2014 00:00

Banka e Shqipërisë bën të ditur se ka bërë kallëzim penal në prokurori për dy punonjës të saj, të cilët akuzohen për vjedhje.

Përmes një njoftimi për shtyp, Banka thotë se më datë 21 korrik ka kallëzuar penalisht shtetasit A.B dhe M.B, punonjës të saj, përkatësisht në departamentin e emisionit për përvetësim të vlerave monetare në ngarkim.

Sipas njoftimit, materialet dhe të gjitha provat e tjera në ngarkim të të kallëzuarve i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka regjistruar proçedimin penal dhe po vijon hetimet.

Shuma e përvetësuar dhe emrat e plotë të punonjësve nuk bëhen të ditura, pasi sipas njoftimit, inormacioni i detajuar rreth ngjarjes është i klasifikuar.

Top Channel