Basha, iftar në “Natën e Kadrit”

23/07/2014 00:00

Për të tretin vit radhazi, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka shtruar një iftar në nder të besimtarëve musliman të kryeqytetit. Në fjalën e tij Basha ka uruar që vendimi për ‘Xhaminë e Madhe’ të marr rrugën e duhur.

“Lutem që vendimet e mëdha dhe të rëndësishme që kemi marrë, siç është ai për ‘Xhaminë e Madhe’, të marrin rrugën e duhur. Lutemi që të gjithë shqiptarët pa përjashtim, pa dallim kjo natë t’i bekojë në të gjitha pikëpamjet, shpirtërore, njerëzore. Ata më të vobektit dhe më në nevojë t’i bekojë edhe me mirësi materiale dhe të gjithë ne të na bekojë duke na dhënë forcën dhe kurajën për të ecur në rrugë të drejtë”, tha Kryetari I Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha.

Të pranishëm në iftarin e shtruar nga Kryetari Bashkisë së Tiranës, veç përfaqësuesve të Komunitetit Musliman ishin edhe përfaqësues të komuniteteve të tjera fetare në vend dhe personalitete të  njohura të Tiranës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA