Kombëtarja braziliane e futbollit do ta fillojë rindërtimin nga Carlos Dunga. Ish-mbrojtësi legjendar i kësaj kombëtareje, tashmë në moshën 51 vjeçare, shihet si njeriu i duhur nga Federata Braziliane për të ringritur 5 herë kampionët e botës, nga ai zhgënjim total në Kampionatin Botëror.
Dunga, i cili ishte kapiten i Brazilit në Botërorin 1994, e ka drejtuar ‘Selecao’-n edhe në vitet 2006-2010, duke fituar Kupën e Amerikës në vitin 2007 dhe Kupën e Konfederatave dy vite më pas, por në përfundim të Botërorit 2010, federata nuk ia rinovoi kontratën për shkak të paraqitjes zhgënjyese në Afrikën e Jugut, ku u eliminua nga Holanda në çerekfinale. Shkarkimi i tij u shoqërua me polemika të shumta nga figura të shquara të futbollit në Brazili, por edhe jashtë tij, 51-vjeçari u kontestua edhe nga një pjesë e tifozëve, të cilët e ‘mallkuan’ formacionin e tij 4-4-2.
Pavarësisht mënyrës së si ai është larguar nga stoli i kombëtares aktualisht shihet si njeriu i duhur. Federata ka shprehur besim në aftësitë e tij si drejtues.
Në nivel teknik Dunga është konsideruar gjithmonë shumë konservator dhe futbolli i tij është vlerësuar si i mërzitshëm, por brazilianët duket se i ka mërzitur më shumë “tërmetit 7 ballësh” nga Gjermania.
Gjatë 4 viteve të drejtimit të ‘Selecao’-s, Dunga arriti të fitojë 42 nga 60 ndeshje të luajtura.
Përpara thirrjes nga Brazili, Dunga tha se ishte pranë nënshkrimit të kontratës me kombëtaren e Venezuelës, por tashmë situata ka ndryshuar dhe gjatë kësaj javë ai pritet të nënshkruaj me kombëtaren e vendit të tij. Në muajin shtator ai do të bëjë grumbullimin e parë të lojtarëve, për ndeshjet ndaj Kolumbisë, Ekuadorit dhe SHBA-së.
Top Channel