Anulohet dueli i MMA, Eduart Drenica tregon pse nuk u zhvillua dyluftimi me rivalin serb: Shihemi kur te jesh gati për t’u përballur…
Silvio Berlusconi është rikthyer të flasë për Milanin në një intervistë të dhënë për të përjavshmen italiane ‘Oggi’ dhe duket se objektivat për të ardhmen i ka shumë të qarta.
“Jemi ende klubi më i titulluar në botë dhe duhet të kthehemi të fitojmë. Duhet të hapim një cikël të ri dhe të vlerësojmë të rinjtë e talentuar që kemi në skuadrat zinxhir”, u shpreh presidenti i kuqezinjve.
Edhe trajneri Filippo Inzaghi deklaroi se presidenti vazhdon ta ketë shumë për zemër Milanin, pavarësisht se kjo gjë nuk duket nga merkatoja që po bën klubi 7 herë fitues i Ligës së Kampioneve.
“Presidenti e ka për zemër Milanin dhe ka entuziazëm. Për merkaton flet Galliani, por të gjithë e dimë që na mungon ende diçka për të qenë në nivelin e Juventusit, Romës dhe Napolit”, theksoi Inzaghi.
Top Channel