Lushnje, mjeti aksidenton personin me biçikletë

20/07/2014 00:00

Një person ka humbur jetën mesditën e së dielës, në aksin rrugor Lushnje-Pluk.

Bashkim Asllanaj, 63 vjeç, banues në Pluk, ishte duke shkuar në banesë dhe udhëtonte me biçikletë, kur është goditur në rrugë nga një mjet, drejtuar nga shtetasi Krenar Kace, 32 vjeç, edhe ky banues në Pluk.

Kace kthehej nga puna dhe shkonte për në shtëpi, por personi me biçikletë i ka dalë para duke shkaktuar kështu aksidentin.

Ka qenë vetë Kace, që e ka marrë dhe e ka transportuar Asllanajn drejt spitalit civil të Lushnjes, por bluzat e bardha aty kanë konstatuar vetëm vdekjen e 63-vjeçarit.

Top Channel