Kosovës i nevojitet që sa më shpejt të themelohet qeveria e dalë nga këto zgjedhje. Kancelarja Merkel të premten deklaroi se kjo duhet të ndodhë urgjentisht, thekson në një postim në rrjetin e tij social kryetari i ri i parlamentit, Isa Mustafa.

Ai thekson se Partia Demokratike e Kosovës e uzurpoi me veprimet e saj dhe përmes deputetes Flora Brovina konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës më 17 qershor, prandaj e drejta e 83 deputetëve të cilët vazhduan mbledhjen për t’i zgjedhur organet e Kuvendit ishte pasojë e këtij uzurpimi të paparë deri më tani në jetën parlamentare të Kosovës.

Pasi thekson se mori 65 vota nga 83 deputetë sa ishin në sale, Mustafa falenderon edhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje për qëndrimin e tyre konstruktiv dhe shtetëformues, duke e konsideruar votën e tyre si një vullnet politik.

Kreu i parlamentit i referohet ankimimit që ka bërë Partia Demokratike në Gjykatën Kushtetuese duke thënë se kam besim të plotë se Gjykata Kushtetuese do ta trajtojë në mënyrë të paanshme dhe profesionale këtë ankesë.

“Por jam shumë i bindur se PDK do të duhej t’i adresohej vetvetes, dhe pyetjes se përse nuk pati 83, por 37 deputetë, nuk mund t’i përgjigjet Gjykata Kushtetuese”, shkruan Mustafa.

“Jam I bindur se çdo ndërhyrje politike dhe çdo jo konsekuencë në këtë proces, vetëm sa do të zgjasë konstituimin e qeverisë dhe punën normale të Kuvendit, por se rezultat do të jetë mobilizimi edhe më i madh dhe partneriteti i të gjitha forcave që nuk pajtohen me këtë sjellje dhe qeverisje të PDK-së, përkatësisht i LDK-së, VV, AAK-së, Nismës dhe deputetëve që përfaqësojnë popullatën jo shumicë.”, thekson Mustafa në komentin e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA