U nisën me skaf nga Korfuzi drejt Dubrovnikut, dy kroatë pësojnë dëmtime nga kushtet atmosferike dhe transportohen drejt spitalit të Vlorës
Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë mesditën e sotme në masivin pyjor në Kodër Krastë në qytetin e Elbasanit, ku mësohet se janë djegur rreth tre hektarë me shkurre dhe ferra, ndërsa flakët kanë përfshirë edhe disa pisha.
Zjarri ka rënë në orët e mesditës dhe aktualisht në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e shërbimit zjarrfikës, ato të Shërbimit Pyjor dhe Policia të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve të cilat janë të favorizuara edhe nga era dhe temperaturat e larta.
Flakët e zjarrit kanë shkaktuar ndotje në zonën juglindore të qytetit të Elbasanit, ku banesat përreth janë mbuluar me re të mëdha tymi.
Ky është rasti i parë i zjarrit këtë verë rënë në masivet pyjore të qarkut të Elbasanit, ndërsa grupi hetimor ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që zjarri të jetë i qëllimshëm.
Top Channel