Temperaturat e larta e kanë shtuar rrezikun e helmimeve nga produktet që tregtohen në tregun agro-ushqimor të Kukësit, për shkak të kushteve të dobëta të ruajtjes dhe kushteve higjieno-sanitare.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Kukës nga kontrollet e ushtruara ka konstatuar se shitësit ambulant vazhdojnë të tregtojnë jashtë çdo standardi mallra ushqimore.

“Po të shiten në këtë treg dhe në këto kushte ushqimet përbëjnë rrezik për konsumatorin. Konsumatorët të jenë shumë të kujdesshëm gjatë konsumit të frutave dhe perimeve. Duhet t’i pastrojnë dhe t’i lajnë me ujë të bollshëm. Gjithashtu duhet të jetë i kujdesshëm që të mos mashtrohet nga cmimet e ulta të disa produkteve që kanë nisur të kalbëzohen”, thonë inspektorët e AKU-t në Kukës.

Ditëve të fundit, shumë banorë të Kukësit janë paraqitur edhe pranë poliklinikave për të kërkuar ndihmë mjekësore, për shkak të problemeve të shkaktuara nga ushqimet e ndotura.

Top Channel