U nisën me skaf nga Korfuzi drejt Dubrovnikut, dy kroatë pësojnë dëmtime nga kushtet atmosferike dhe transportohen drejt spitalit të Vlorës Avokatët e shtetases suedeze Ana Nordstrom, vajza e biznesmenit të ndjerë Vehbi Velija, që prej katër vitesh po zvarritet nga gjykatat për një dëshmi trashëgimie, i bëjnë apel Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Ministrisë së Drejtësisë që të inspektojë të gjithë fatin e kësaj dosjeje, e cila ka shënuar 13 dorëheqje gjyqtarësh në shkallën e parë, duke bllokuar gjykimin tej çdo afati të arsyeshëm.
Por, edhe seanca e parë në Gjykatën e Apelit u shty menjëherë pasi avokatët depozituan kërkesën për riçelje të hetimit gjyqësor, ndërsa gjykata administroi aktet e dërguara nga shteti suedez e që vërtetojnë se i ndjeri Vehbi Velija është babai i Anës.
Avokati Isuf Shehu deklaron: “Ne kemi paraqitur një sërë kërkesash edhe në Këshillin e Lartë të Drejtësisë lidhur me këto zvarritje dhe ende nuk i është dhënë zgjidhje kësaj çështjeje.”
Padia në Gjykatën e Apelit priti një vit derisa u caktua një datë gjykimi, ndërkohë që odiseja e zvarritjeve të këtij procesi ka vënë më herët në lëvizje edhe Gjykatën Kushtetuese e cila e konsideroi si shkelje kushtetuese këtë situatë.
“Ky ngërç ndoshta vjen për shkak të monitorimit të zbehtë që i bëhet gjykatave të rretheve në lidhje me zvarritjen e proceseve dhe sanksioneve që nuk janë ndërmarrë. Kushtetuta e parashikon qartë që respektimi i afateve proceduriale dhe zhvillimi i hetimeve brenda një afati të arsyeshëm, është një shkelje e rendësishme sa çdo shkelje tjetër. Në rastin në fjalë janë gjithsej 13 gjyqtarë që kanë dhënë dorëheqjen duke ndikuar në shtyrjen e këtij procesi. Pra, është një rast i paprecedent në Shqipëri që të ketë një zgjatje dhe një stepje kaq të madhe nga gjykatat civile”, shpjegon avokati Isuf Shehu.
Top Channel