Ministri Hoxha në Budapest, takim me zv. kryeministren: Përmbyllim pjesën teknike të negociatave deri në fund të vitit 2027. Anita Orban: Hungaria përkrahje të vazhdueshme
Në një deklaratë të shkurtër për mediat, deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi ka denoncuar atë që e cilëson si mosreagim të kryeministrit Edi Rama për dhunën e ushtruar ndaj deputetit Gent Strazimiri, kjo edhe pasi ai kërkoi emra deputetësh, për të cilët opozita ka ofruar edhe prova të pakundërshtueshme, sipas tij.
“Edi Rama urdhëroi goditjen e Gent Strazimirit, sapo ky i fundit denoncoi elementët kriminalë brenda mazhorancës. Ai urdhëroi fillimisht deputeten Olta Xhaçka, e më pas nxiti deputetë të tjerë të reagonin ndaj tij. Tashmë ai hesht, edhe pse Edi Rama ka prej kohësh emrat e deputetëve dhe provat e pakundërshtueshme, por hesht sepse është ai autori i kërcënimeve dhe orkestrimit të veshjes së përfaqësuesve të botës së krimit me kostumin parlamentar, kjo për t’iu kundërvënë deputetëve të opozitës. Edi Rama dhe Ilir Meta kanë vendosur që fjalën e fundit të drejtësisë ta japin deputetë si Arben Ndoka. Edi Rama nuk reagon as për kërcënimin ndaj zëdhënëses Vorpsi, ai ka nëpërkëmbur kështu shpresat e shqiptarëve për mirëqenie dhe integrim”, tha deputeti i PD, Oerd Bylykbashi, në një deklaratë të shkurtër për mediat.
Top Channel