PAK insistojnë të takohen me Metën

17/07/2014 00:00

Personat me aftësi të kufizuara kanë pritur edhe paraditen e së enjtes në dyert e Kryesisë së Kuvendit për t’u takuar me kryetarin e tij, Ilir Meta, por nuk kanë mundur ta realizojnë këtë takim.

Ata janë pritur nga shefi i kabinetit të Kuvendit, por insistojnë që shqetësimet e tyre për projektligjin e përfaqësimit t’ia paraqesin kreut të Kuvendit.

Ndonëse janë larguar pa rezultat, përfaqësia e personava më aftësi të kufizuara deklaron se nuk do të ndalen për të penguar këtë projekligj, pasi sipas tyre i përjashton ata.

Një ditë më parë, Sinan Tafaj, kreu i Këshillit të Personave me Aftësi të Kufizuara, deklaroi se ky projektligj është abuziv dhe korruptiv.

Të gjithë fondet publike dhe ato të donatorëve përqëndrohen në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe se në emër të personave me aftësi të kufizuara do të përfitojnë prej tyre OJQ të ndryshme.

Top Channel