Arrihet në parim marrëveshja mes LDK-së, AAK-së, Nismës dhe lëvizjes Vetëvendosje. Kjo pas një takimi që u zhvillua në orët e mbrëmjes mes liderëve të katër subjekteve politike, i cili zgjati edhe pas orës 23:00.

Burimet partiake, ndonëse shprehen të rezervuara të flasin për rezultatin e këtij takimi, thonë se kjo tashmë është punë e kryer dhe gjithçka pritet të zyrtarizohet sot në mëngjes, para se të nisin punimet e seancës konstituive.

Dy kushtet që koalicioni nuk pranonte deri tani nga VV ishin dërgimi i marrëveshjes me Serbinë në Komisionin e Venecias dhe që forca politike e Albin Kurtit të udhëhiqte dialogun.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA