Pas katër orë seance, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, arriti të ulet në karriken e kryetarit të Kuvendit të Kosovës si i zgjedhuri i deputetëve për këtë post.

Ai mori 65 votat e deputetëve nga 82 sa ishin të pranishëm në sallë gjatë udhëheqjes së seancës në gjuhën serbe nga deputetja e listës Srspka, Milka Vuletiç nga Leposaviçi.

Në mungesë të marrëveshjes politike, deputetët e lëvizjes Vetëvendosje abstenuan, por propozuan kandidatin për nënkryetar të Kuvendit. Zgjedhja e Mustafës u bë pasi 120 deputetët e kësaj legjislature bënë betimin.
 
“Në Kuvend do të merremi me tema që janë në interes të Republikës së Kosovës, me çështje që sigurojnë zhvillimin ekonomik, punësimin, shtetin ligjor, luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar dhe do të mundohemi të përforcojmë partneritetin ndërkombëtar”, tha zoti Mustafa.
 
Por, si erdhi deri tek zgjedhja e zotit Mustafa për kryetar të Kuvendit? Deputetet e PDK-së në fakt kishin zënë ulëset në qendër të sallës së Kuvendit shumë kohë para se zyrtarisht të fillonte punimet seanca një shenjë kjo për të treguar se ky grup parlamentar ka të drejtë ta propozojë kanddiatin për kryetar kuvendi. Me këtë skenar duket se vijoi punimet edhe kryesuejsa e seancës deputetja e PDK-së Flora Brovina, e cila që në fillim nuk dëgjoi ankesat e bllokut LDK-AAK-Nisma sipas të cilit është shkelur vendimi i Kryesisë së Kuvendit përsa i përket ulëseve.
 
Duke parë këtë situatë, ishte deputeti i PDK-së Hajredin Kuçi i cili propozoi që sipas një koncensusi të arritur, çështja e kryeparlamentarit të shkojë në Gjykatën Kushtetutese. Një propozim i tillë nuk gjeti mbështetjen e subjekteve të tjera politike për çka edhe nën ndikimin e kolegëve të saj partiak, Flora Brovina ftoi deputetët e të gjitha subjekteve për konsultime.
 
Në gjithë këtë situatë ajo që duket se nuk kishte njohuri për procedurat parlamentare ishte deputetja më e re e Kuvendit, Teuta Rugova, e cila po kështu kishte për detyrë ta udhëheqë seancën. Nuk mjaftuan as thirrjet nga deputetet e tjerë që ajo të zinte vendin e Brovinës dhe të vazhdojë udhëheqjen e seancës konstituive.
Kjo seancë nuk pati tensione siç ishte pritur, por nuk munguan kritikat në drejtim të Flora Brovinës, e cila u kritikua se po refuzonte ta drejtonte seancën e Kuvendit.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA