PD, akuza të tjera Arben Ndokës

16/07/2014 00:00

Partia Demokratike paraqiti dokumenta të tjera që sipas saj vërtetojnë se deputeti socialist Arben Ndoka, jo vetëm se është dënuar në Itali, por edhe ka vuajtur një pjesë të dënimit në burgun e Varezes.

Deputeti Flamur Noka tha se ndalimi i Arben Ndokës në Itali nuk ka qenë keqkuptim, ndërsa akuzoi kryeministrin Rama se hesht për këtë çështje.

“Partia Demokratike paraqet sot prova të reja që vërtetojnë se Arben Ndoka jo vetëm është dënuar në Itali, por edhe ka vuajtur një pjesë të dënimit në burgun e Varezes.

Ndalimi që i kanë bërë atij në 2002 në Itali, nuk ka qënë një keqkuptim që është sqaruar, por ai ka nisur vuajtjen e dënimit atje dhe më pas është transferuar në Shqipëri.

Kemi këtu kërkesën e deputetit të Edi Ramës dërguar Gjykatës së Romës për të marrë falje për 3 vite, nga 7 vite e 6 muaj që ishte dënuar.

Kjo dëshmon se deputeti i Edi Ramës ka pranuar vetë akuzën dhe dënimin për trafik prostitucioni në rrethana rënduese. Kjo tregon se deputeti i Edi Ramës ka pranuar vetë akuzën dhe dënimin për rrëmbim personi.

Rama hesht, edhe pse deputeti i tij i dënuar nga drejtësia italiane, godet dhe kërcënon përfaqësuesit e opozitës. Heshtja është prova e gjallë se Edi Rama është i lidhur me krimin që ka hyrë në Parlament”, deklaroi Noka.

Top Channel