U nisën me skaf nga Korfuzi drejt Dubrovnikut, dy kroatë pësojnë dëmtime nga kushtet atmosferike dhe transportohen drejt spitalit të Vlorës Tregtarët e ish-Uzinës Dinamo kanë protestuar ndaj vendimit të Task Forcës së ngritur nga Prefektura Tiranës për mbylljen e këtij tregu.
Rreth orës 08:30 minuta ata bllokuan për rreth 2 orë segmentin e Unazës në afërsi të tregut duke shkaktuar një kolaps në të gjithë trafikun e kryeqytetit.
“Ato subjekte dhe ato dyqane që janë jashtë ligjeve, që nuk plotësojnë kushtet, le të mbyllen. Ndaj është shteti, të kontrollojë, të mbyllë ato dyqane, por jo gjithë tregun?”, thotë një tregtare.
“Kam 13 vjet që punoj këtu dhe është e vështirë të shkëputesh tani. Këtu është në mes të Tiranës, puna që është këtu nuk është atje në fshat”, shton një tjetër.
Ata thonë se kanë patur kontrata aty ku punonin dhe se zhvendosja ka kosto të lartë për ta.
“Atje janë magazina që kanë miliona e miliona lekë brenda. Që të montohet një dhomë frigoriferike shkon 10 mijë euro. Unë kam një kontratë me një zotëri që më mbaron në 2017, si ta respektoj unë këtë kontratë?”, thotë një tjetër tregtar.
Tregtarët thonë se nuk pranojnë të zhvendosen pasi në tregun e ri nuk do të kenë të njëjtën shitje ditore si në tregun e ish-Uzinës Dinamo. Sipas tyre në këtë treg janë vendosur 650 subjekte dhe mbi 5000 të punësuar që tani do të dalin të papunë.
Task Forca e ngritur nga Prefektura dhe Bashkia e Tiranës bllokuan si fillim 30 subjekte për mosrespektim të kushteve higjeno-sanitare e më pas morën vendimin për mbylljen përfundimtare të këtij tregu.
Top Channel