Një ditë para seancës konstituitive të Kuvendit të Kosovës liderët e koalicionit pas zgjedhor LDK- AAK dhe Nisma u takuan edhe me përfaqësuesit e Listës Serbe në Kuvend.

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa pas takimit tha se ekziston një gatishmëri e serbëve për të qenë pjesë e institucioneve të cilën sic tha nuk e ka parë më herët. Mustafa u shpreh i bindur se koalicioni i ka votat e mjaftueshme për zgjedhjen e kryetarit, por nuk tregoi nëse ka marrë apo jo mbështetjen e pakicës serbe për këtë çështje.

 “Serbët treguan një vullnet shumë të madh që të bëhen pjesë e institucioneve. Unë këtë vullnet s’e kam parë më parë dhe për mua ky është një sinjal shumë pozitiv. Nuk mund të flas në emër të tyre dhe nuk e di si do të vendosin të enjten, por kam bindjen se do të veprojnë në mënyrën më të mirë dhe me bindjen e tyre të plotë, por jam i sigurtë që nesër ne do të sigurojmë 61 deputetë për kryetarin e Kuvendit”, deklaroi Mustafa.

Sa i përket marrëveshjes me Vetëvendosjen Mustafa tha se letrat e bashkëpunimit janë të hapura edhe pas seances konstituitive.

“Me Vetëvendosjen do të vazhdojmë të punojmë dhe bisedojmë vazhdimisht dhe do të gjejmë interesin e përbashkët. Por janë disa cështje të cilat unë kërkoj mirëkuptimin e Vetëvendosjes dhe i të gjithë neve, sepse është një proces dialogu që ka nisur dhe është një qëllim i miqve tanë ndërkombëtarë që të dialogojmë dhe ta vazhdojmë atë e të zbatojmë marrëveshjet e arritura në dialog. Natyrisht që në dialogun e mëtejshëm do të kemi ndryshime mbi pikëpamjen e cilësisë, kohës dhe përkufizimit”, deklaroi Mustafa.
 
Kryetari i LDK-së përjashton cdo  mundësi përleshjeje mes deputetëeve në sallën e Kuvendit. Ai tha se deputetët e koalicionit më përpara do të qëndrojnë në këmbë. Kreu i LDK-së kërkoi nga deputetja e PDK-së Flora Brovina që në cilësinë e drejtueses së seancës konstituitive ta respektojë vendimin e Kryesisë së Kuvendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA