Kamerat e sigurisë në Tiranë

16/07/2014 00:00

Nisur nga ngjarjet e fundit të ndodhura në kryeqytet, ku pavarësisht kamerave të shumta të sigurisë të sekuestruara nga policia, shumë krime ende nuk janë zbardhur, drejtori i Policisë së Qarkut Tiranë, Ardian Çipa ka zhvilluar një takim me drejtuesit e bankave të nivelit të dytë dhe të njësive tregtare, të cilat disponojnë kamera sigurie.

Nga ana e Çipës është kërkuar që këto kamera sigurie të lidhen online me qendrën e vrojtimit në Policinë e Tiranës, në mënyrë që të bëhet i mundur identifikimi dhe parandalimi i krimeve të ndryshme në kohë.

Mësohet se ky partneritet i cili pritet të nisë do të zhvillohet konform të gjitha rregullave të parashikuara nga Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, si dhe nga rregullat e përcaktuara nga Banka e Shqipërisë.

Top Channel