“Gjermania, një shembull për t’u ndjekur”

16/07/2014 00:00

“Suksesi i Gjermanisë ishte plotësisht i merituar dhe nuk ishte rastësor, por rezultat i një strategjie të nisur që prej fillimit të këtij mijëvjeçari. Në sajë të një programi të rreptë u ndryshuan njerëzit dhe rregullat”, ka thënë Barbara Berlusconi, menaxhere e ekipit të Milanit.

E bija e Silvio Berlusconit ka mbështetur edhe më parë projektin e Gjermanisë, por edhe të ekipit të Bayern-it, kur deklaroi se modeli i përshtatshëm është ai i Bayern-it, që ka një bilanc të qëndrueshëm dhe që lejon klubin të jetë gjithmonë në nivelet më të larta të futbollit europian dhe botëror.

Këtë herë Barbara thumbon edhe Federatën Italiane, duke u shprehur se aty nuk ekziston vullneti për një model të tillë.

“Futbolli në Gjermani drejtohet nga një federatë e aftë dhe me ide të reja, e gatshme për të investuar në infrastrukturën e futbollit. Këtë gjë Italia nuk e ka bërë dhe nuk mendoj se e ka në plan”, shtoi Barbara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA