Ndryshon masa për kushërinjtë Gjozi

15/07/2014 00:00

Gjykata e Tiranës vendosi ndryshimin e masës së sigurisë për dy kushërinjtë, Klodian dhe Sajmir Gjozi të hetuar për vrasjen e bankierit Artan Santo.

Gjykata ndryshoi masën e sigurisë nga burg me afat në detyrim paraqitjeje për dy të rinjtë nga Fushë-Kuqa.

Një ditë më parë burime nga Prokuroria e Tiranës kishin paralajmëruar se do të tërhiqeshin nga kërkesa për mbajtjen në burg të dy të rinjve pasi provat që implikojnë ata në vrasjen mafioze të ndodhur më 26 qershor në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet.

Fillimisht prokurorët shprehën në kërkesën për ndryshimin e masës se motoçikleta e gjetur në një magazinë në Fushë-Kuqe, që është pronë e Klodian Gjozit nuk është i njëjtë me atë të përdorur nga ekzekutorët e bankierit Santo.

Ndërkohë që 15 dëshmitarë të ndryshëm provojnë se dy kushërinjtë ditën e krimit ndodheshin në fshatin e tyre në Ishëm duke punuar, evidenton prokuroria, ndërsa tabulatet telefonike tregojnë se ata nuk kanë udhëtuar drejt kryeqytetit atë ditë.

Por prokuroria shton se në trupin e dy të rinjëve janë konstatuar nga policia shkencore grimca të mbetjeve të barutit por, thonë përfaqësuesit e akuzës, nuk munden dot me veprimet e deritanishme hetimore që të lidhin ngjarjen me këtë provë, e cila kundërshtohet edhe nga avokatët.

Këta të fundit këmbëngulin se mbetjet e barutit janë pasi dy të rinjtë kanë përdorur një gur fleksibël për të prerë disa tuba uji atë ditë.

Top Channel