Përfshirja e qytetarëve të Kosovës në luftën e Sirisë dhe rritja e radikalizmit fetar në Kosovë ka shtyrë Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të informohen nga afër nga autoritetet e Prishtinës për masat që kanë ndërmarrë ndaj këtyre dukurive.

Gjatë qëndrimit të saj në Kosovë, ndihmës sekretarja amerikane e Shtetit për Evropën dhe Azinë, Victoria Nuland ka paraqitur nevojën e bashkëpunimit sa më të madh të Kosovës me vendet e rajonit por edhe më gjerë, për të parandaluar rritjen e radikalizmit që ndodh në shtetin e ri.

Diplomatja amerikane ka folur për këtë çështje me presidenten Atifete Jahjaga, ndërsa kjo e fundit e ka konfirmuar rritjen e radikalizmit në vend dhe rajon.

Gjatë takimit me zyrtaren amerikane, presidentja Jahjaga tha se Kosova i është përgjigjur me konstruktivitet radikalizmit, duke ndërmarrë hapa të fuqishëm ligjorë dhe të sigurisë për të mposhtur këtë kërcënim.

Sipas Jahjagës, shumica e qytetarëve të Kosovës janë kundër këtij fenomeni negativ, ndërsa Kosova nuk do të jetë rrugë tranzitore për këto elemente, duke u zotuar se do të punojnë në partneritet të ngushtë me aleatët për të adresuar këto kërcënime.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA