Nuk iu bind urdhrit për të ndaluar, 15-vjeçari përplas makinën e policisë në Vlorë, plagoset një efektive
Presidenti Bujar Nishani e prezantoi Shqipërinë përpara bizneseve më të mëdha të Europës Juglindore si një vend vital, i etur për investime të huaja dhe për zhvillim.
Presidenti Nishani shfrytëzoi praninë e tij në Samitin e 100 të Udhëheqësve të Biznesit të Europës Juglindore për t’i ftuar të investojnë pasurinë e tyre në Shqipëri, ku do të gjejnë një klimë miqësore me biznesin, një vend që sapo ka marrë statusin e kandidatit në Bashkimin Europian dhe me pasuri të mëdha natyrore.
Presidenti Nishani vlerësoi se pjesëmarrja e Kancelares Angela Merkel i jep një dimension të veçantë Samitit, ku vullneti politik për bashkëpunim të 8 presidentëve të rajonit i bashkohen edhe përfaqësuesit e bizneseve nga më prestigjiozët në Evropën Juglindore.
Presidenti Nishani tha gjatë fjalimit të tij se është shumë e rëndësishme që vendet e rajonit të zbatojnë standardet europiane për t’iu përgjigjur pritshmërive të larta të qytetarëve dhe të biznesit për të krijuar një treg të unifikuar dhe konkurrues.
Në këtë linjë – u shpreh Presidenti – konkluzionet e biznesit duhet të udhërrëfejnë axhendën e politikës, në mënyrë që ajo të marrë pjesën e saj te përgjegjësisë në mbështetje të biznesit.
Top Channel