Në Prishtinë dhe qytete të tjera të Kosovës ka filluar sot nënshkrimi i peticionit për të kërkuar drejtësi ndërkombëtare për gratë e dhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Kryetarja e bordit për peticion, Edita Tahiri, ka deklaruar se qëllimi i nënshkrimit të këtij peticioni është që fajtorët e gjenocidit të nxirren para drejtësisë. Ajo, së bashku me organizatorët e tjerë të kësaj inciative, sot do të vizitojnë edhe qytetin e Prizrenit, Suharekës, Rahovecit, Junikut, Deçanit dhe Pejës, ku do të kërkojnë nga qytetarët që të nënshkruhet ky peticion.

Peticioni që ka filluar të nënshkruhet sot do të zgjasë deri të premten dhe qytetarët mund ta nënshkruajnë atë nga ora 8:00 e mëngjesit deri në 20:00 të mbrëmjes. Me pas, peticioni do të dërgohet ne OKB dhe me anë të tij do t’i kërkohet që të hetojë dhe të nxjerrë raport për gratë e dhunuara në Kosovë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA