U nisën me skaf nga Korfuzi drejt Dubrovnikut, dy kroatë pësojnë dëmtime nga kushtet atmosferike dhe transportohen drejt spitalit të Vlorës
Afro tre mijë besimtarë muslimanë dhe qytetarë janë ftuar pas agjërimit të bashkohen në një iftar të shtruar në qendër të qytetit të Kavajës.
Aktiviteti tradicional fetar është organizuar nga Bashkia e Bajram Pashës në Stamboll dhe ajo e Kavajës, duke forcuar kështu miqësinë mes dy vendeve dhe komuniteteve me traditë në besim.
Bashkia e Bajram Pashës në Stamboll organizon dhe sponsorizon iftare masive gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit në 19 qytete të Europës, përfshirë dhe qytetet shqiptare të Shkodrës, Kavajës e Tiranës.
Shtrimi i iftareve në sheshin kryesor të Kavajës, përballë xhamisë, po kthehet në një traditë në këtë qytet. Vitin e ardhshëm pritet që iftari Kavaja të ketë një qendër krejtësisht të re, të rikonceptuar në aspektin urbanistik, me gjelbërim dhe ambiente të përshtatshme për aktivitetet qytetare dhe ritet fetare në të.
Top Channel