Demokratët e Durrësit zgjodhën këtë të diel kryetarin e ri të degës se tyre. E njohur si një nga degët më të mëdha të Partisë Demokratike, por edhe me mjaft probleme për shkak të rivaliteteve të brendshme, ajo do të drejtohet nga Osman Stafa, një nga drejtuesit e lëvizjes studentore të dhjetorit 1991 dhe firmëtar në themelimin e partisë demokratike.

Sot u zhvillua raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarin e degës, pas kalimit në balotazh të 2 prej 5 kandidaturave për këtë post drejtues në parti.

Në përfundim të procesit të numërimit rezultoi se z. Stafa kishte siguruar 287 vota, kundrejt 188 votave të kandidatit tjetër, urbanistit Ardian Muka.

Demokratet presin që Osman Stafa të riorganizojë degën e Durrësit dhe ta drejtojë atë për të siguruar fitoren pas më shumë se një dekade në zgjedhjet e ardhshme lokale, pasi nga viti 2000, Bashkia e Durrësit drejtohet nga socialistët.

Top Channel