Partia Demokratike, nëpërmjet zëdhënëses së saj Laura Vorpsi, ka deklaruar se tashmë kryeministri Edi Rama ka një nga emrat e kriminelëve që ka futur në Kuvendin e Shqipërisë.

“Kur PD-ja denoncon me fakte dhe prova lidhjet kriminale të Ramës, Rama kërkon emra dhe provokon opozitën. Kërkon emra dhe godet deputetët e opozitës. Nga dje, Edi Rama e ka një emër. Deputeti është dënuar për trafik prostitucioni dhe Edi Rama e njeh mirë këtë emër”, tha Vorpsi duke iu referuar deputetit socialist Arben Ndoka.

“Faktet e bëra publike dje nga PD-ja kanë tronditur shoqërinë shqiptare, por Edi Rama hesht. Faktet flasin vetë dhe Edi Rama duhet të mbajë përgjegjësi”, shtoi Partia Demokratike nëpërmjet zëdhënëses së saj.

Top Channel