PD: Ndoka kërcënoi Laura Vorpsin

13/07/2014 00:00

PD akuzoi deputetin Arben Ndoka se ka kërcënuar me anë të një bisede telefonike zëdhënësen e Partisë Demokratike, LauraVorpsi.

“Partia Demokratike e dënon me forcë aktin e sotëm mafioz të kërcënimit të zëdhënëses zyrtare të Partisë Demokratike, Laura Vorpsi” thuhet në deklaratën e partisë më të madhe të opozitës.

“Ky akt kërcënimi erdhi pas denoncimit me fakte dhe prova të së kaluarës kriminale të Arben Ndokës, i dënuar nga drejtësia italiane me 7 vite burg për shfrytëzim prostitucioni. Kërcënimi i sotëm banditesk ndaj zëdhënëses zyrtare të Partisë Demokratike, Laura Vorpsi, nga Arben Ndoka është një tjetër provë se në Shqipëri, Edi Rama  ka ngritur një infrastrukturë kriminale e mafioze për t’i mbyllur gojën opozitës dhe fjalës së lire” thuhet ne deklaratën e PD.

“Partia Demokratike e dënon fuqimisht këtë akt banditesk dhe është më e vendosur të bëjë transparencë të plotë të lidhjeve kriminale të Edi Ramës dhe përdorimit prej tij të krimit të organizuar për interesa politike” thuhet në deklaratën e PD.

Top Channel