Goditje ndaj rrjetit të krimit të organizuar në Kosovë dhe Europë/ 5 të arrestuar në operacionin ndërkombëtar, sekuestrohen 80 milionë euro
Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka liruar fillimin e rrugës ku do të kalojë Unaza e Re e Tiranës, duke prishur një pjesë të objekteve që preken nga ky projekt.
Gjatë ditës së shtunë inspektorët e INUK kanë ndërhyrë sërish në zonën e Selitës ku kanë prishur objektet e banimit të parashikuara për t’u prishur në këtë fazë të parë të aksionit.
Ky aksion do të vazhdojë në ditët në vijim me ndërhyrje të tjera në objekte, pronarët e të cilëve tashmë janë shpronësuar nga shteti dhe kanë marrë kompensimin financiar për shtëpitë e tyre.
Objektet e parashikuara për t’u prishur nga INUK në këtë zonë, në kuadër të projektit të Unazës së Re janë rreth 300.
Top Channel