Asistentja e Sekretarit të Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euro-Aziatike, Victoria Nuland viziton të shtunën Shqipërinë si pjesë e një turi në rajon.

Njoftimi është dhënë nga Ambasada Amerikane në Tiranë nëpërmjet faqes zyrtare në Facebook ku thuhet se, “Nuland do të takohet me udhëheqësit shqiptarë si dhe do të diskutojë mbi çështjet e rëndësishme me të cilat përballen kombet tona, partneritetin tonë të palëkundur dhe aleancën tonë të vazhdueshme”.

Një ditë më pas zonja Nuland do të udhëtojë drejt Prishtinës ku do të bisedojë me liderët e atjeshëm për dialogun Prishtinë–Beograd dhe cështje të tjera.

Një ditë më parë nëpërmjet një editoriali Sekretari Amerikan i Shtetit i drejtohej Senatit ku i shpjegonte rëndësinë e çbllokimit të situatës për një sërë emërimesh nga presidenti Obama, mes tyre edhe ambasadori i ri amerikan në Tiranë, Donald Lu.

Sipas Kerrit, në këtë situatë, pa patur ambasadorë në vënde si Turqia, Republika Ceke, Moldavia dhe Shqipëria, ne nuk mund të përmbushim detyrat tona diplomatike me standarde të larta në ato vënde ku vlerat demokratike janë ende të kërcënuara.

Top Channel