Ministri i Mjedisit viziton Lombardinë

11/07/2014 00:00

Ministri i Mjedisit Lefter Koka zhvilloi një vizitë zyrtare në rajonin e Lombardisë në Itali. Gjatë vizitës së tij ai u takua me Prefekten e Rajonit të Lombardisë, ku biseda u fokusua në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushën e mjedisit.

Po ashtu një rëndësi e veçantë iu dha shtrirjes së investimeve të kompanive italiane në vendin tonë, në fusha të tilla si menaxhimi i integruar i mbetjeve, administrimi i ujërave, rritja e sipërfaqeve pyjore nëpërmjet pyllëzimeve të reja dhe rehabilitimeve të sipërfaqeve të dëmtuara dhe degraduara.

Gjatë fjalës së tij ministri Koka ftoj investitorët italianë të investojnë në fushën e mjedisit duke siguruar se qeveria shqiptare i mirëpret në klimë të re besimi dhe serioziteti.

Po ashtu Ministri Koka zhvilloi  një vizitë në Qendrën e Kërkimeve, Formimit dhe Shërbimeve të hardhisë dhe verës e cila ka kryqëzime dhe klone prej më shumë se një mijë lloje si dhe ka një prej koleksioneve më të rëndësishme të verës në botë.

Top Channel