“Më tha se po e kërcënonin”/ Në kërkim për vrasjen e Eglant Koçit, çfarë deklaroi në polici Armand Shakaj dy ditë pas kallëzimit të familjarëve të 34-vjeçarit
Ura mbi lumin Shkumbin në rrugën që lidh Elbasanin me Gramshin dhe zonën e Dumresë ka pësuar dëmtime të rënda.
Pas vjedhjes së parmakëve për skrap, tashmë ajo po shfaq probleme në strukturën mbajtëse, në këmbët e saj që kanë nisur të thyhen. Shkak për këtë situatë, e cila me kalimin e viteve sa vjen e rëndohet, janë bërë prurjet e shumta të lumit Shkumbin dhe shfrytëzimi pa kriter i tij për marrjen e inerteve.
Specialistët të cilët kanë evidentuar dëmtimin e rëndë të këmbëve të urës kanë kërkuar marrjen e masave nëpërmjet një investimi mbrojtës në argjinaturë dhe riparimin e këmbëve të kësaj vepre arti.
Kjo urë është një nga arteriet kryesore që lidh Elbasanin me qytetin e Cërrikut, Gramshit, zonën e Dumresë dhe një numër të madh komunash. Ndërhyrja për riparimin e saj në këtë kohë do të bënte që dëmtimet marrin përmasa më të mëdha apo të pariparueshme.
Top Channel