Dëmshpërblimi i ish të përndjekurve

10/07/2014 00:00

Skema e dëmshpërblimit të ish të përnjekurve politikë duhet të përshpejtohet pasi deri më sot vetëm 20% e tyre kanë mundur të marrin paratë  nga shteti për vitet e kaluara në burg.

Ministri i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj, e bëri këtë deklaratë ndërsa shpërndau këstin e parë të pagesave për 200 familjarë të ish të përndjekurve politikë.

“20% në 24 vjet do të duheshin 120 vjet me këtë ritëm. Jemi në diskutime me Ministrinë e Financave që për vitin tjetër të rrisnim fondin, çka do na mundësonte të bënim më shumë pagesa dhe në kohë efiçente”, tha Veliaj.

Veliaj tha se vitin e ardhshëm do i kërkohet Ministrisë së Financave që fondi për dëmshpërblimin e të përndjekurve politikë të rritet të paktën me 2 milionë dollarë.

Drejtori i Institutit të Integrimit të të Përndjekurve Politikë, z. Bilal Kola, tha se skema e dëmshpërblimit e propozuar me projektligjin e ri është solidare dhe favorizon fillimisht ata që janë gjallë.

Top Channel