PD denoncon vëllain e një deputeti të PS

09/07/2014 00:00

Partia Demokratike deklaroi sot se nga burimet e sigurta të saj në Interpolin ndërkombëtar, vëllai i një deputeti të Partisë Socialiste kërkohet nga drejtësia në të paktën dy shtete.

Opozita shtroi një pyetje për kryeministrin Rama nëse është në dijeni të këtyre raporteve.

“Burime të sigurta të Interpolit ndërkombëtar bëjnë me dije se vëllai i një deputeti të Partisë Socialiste kërkohet nga drejtësia të paktën në dy shete. Ai rezulton të ketë qenë në kupolën drejtuese të një organizate ndërkombëtare dhe të mirëstrukturuar që trafikonte marijuanë, heroinë dhe kokainë. Baza e aktivitetit dhe lëvizja e tij është Vlora. Ne pyesim sot kryeministrin e vendit nëse ka apo jo dijeni për raporte të tilla të Interpolit ndërkombëtar. A është kryeministri në dijeni të faktit se i kërkuari për trafik ndërkombëtar të drogës ka përfituar shumë lehtësi dhe imunitet falë vëllait të tij deputet?
Në ditët në vazhdim do të publikojmë fakte të reja ndërkohë që presim përgjigje nga kryeministri”, tha Vorpsi.

Top Channel